Aktorja e ‘Maleficient’ po përjeton ditë të vështira pas ndarjes nga Pitt dhe betejës me të, për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Sipas një burimi të afërt me aktoren, ajo është dukë pirë duhan si një ‘oxhak’, edhe pse ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjike për të parandaluar kancerin. ‘Ajo nuk ha tërë ditën, vetëm pi duhan. Të qenit kundër Brad është gjëja më e keqe që Angelina e ka përjetuar. Ajo është shumë e stresuar dhe është në gjendje ankthi’, ka thënë burimi. Sipas disa thashethemeve Angelina dhe Brad kanë kaluar bashkë Festën e Falenderimeve pasi fëmijët e tyre u janë lutur të kalojnë festën së bashku. Megjithatë, një burim i afërt me dyshen ka thënë se ata të dy nuk janë bashkuar.