Ndarja nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt nuk e ka ndalur aktoren e njohur Angeline Jolie të fokusohet në anën e saj profesionale. Së fundi, filantropistja 41-vjeçare ka bashkuar forcat me markën luksoze të parfumeve “Guerlian” për produktin e ri, “Mon Guerlan”, i cili del në shitje në mars. Por bashkëpunimi me firmën e parfumeve nuk është i vetmi angazhim i Jolie, sepse ajo është impenjuar edhe në organizime humanitare. Angeline për momentit është një “Mesazhere Speciale” e Agjencisë së Refugjatëve në OKB. “People Style” shkruan se ajo ka dhuruar të gjithë rrogën e saj për një nga organizatat ku është pjesë. Bravo Angeline!