Presidenti rumun Klaus Johanis deklaroi se bashkimi me Republikën e Moldavisë është i mundur, por jo në të ardhmen e afërt, transmetoi Axherpres.
“Bashkimi me Besarabinë është i mundur, por njëkohësisht nuk vlerësoj se është e mundur në të ardhmen e afërt”, deklaroi shefi i shtetit gjatë debatit të organizuar nga Biblioteka Universitare e Bukureshtit.
Ai nënvizoi se duhet të përmbushen tre kushte për zbatimin e bashkimit me Republikën e Moldavisë.
“Këtë e duan rumunët, këtë e duan edhe njerëzit në Moldavi, dhe përveç kësaj as Rumania, e as Moldavia të mos kenë konteste në territorin e tyre nën juridiksion ndërkombëtar.
Ai potencoi se nëse përmbushen këto kushte “është shumë e mundur që procesi i tillë të fillojë dhe të jetë i shoqëruar me sukses”.
“Pa kushtet minimale, megjithatë mbetet vetëm dëshira e mirë, por jo edhe projekti politik”, shtoi kryetari Johanis.