Jetimorja shiste bebet për 1500 dollarë, gënjenin nënat se fëmijët u kanë vdekur (FOTO)

Policia ka mbyllur sot një jetimore në pjesën lindore të Indisë, dhe ka arrestuar pronarët e saj nën akuzën se kanë shitur foshnjat tek çiftet që nuk kanë fëmijë, raporton Reuters. Jetimorja në Jalpajgur në pjesën perëndimore të Bengalit, të cilën e kishte udhëhequr një organizatë jofitimprurëse, kishte shitur të paktën 20 fëmijë për adoptim, ka bërë të ditur policia, transmeton Telegrafi. Personi që ishte në krye të kësaj jetimore, gjithashtu kishte udhëhequr një qendër për strehimin e grave të varfra të cilave ua kishte shitur foshnjat, duke i gënjyer se fëmijët kishin lindur të vdekur. Arrestimi i 18 personave duke përfshirë mjekët, mamitë dhe udhëheqësit e organizatat bamirëse, ka ndodhur vetëm tre muaj pasi u shpëtuan 13 foshnja dhe u gjetën dy trupa të pajetë të fëmijëve në portin e qytetit të Kalkutës. Sipas mediave indiane, këta persona janë arrestuar pasi dyshohet se kishin marrë foshnjat menjëherë pasi kishin lindur, ndërsa nënave të tyre u është thënë se bebet kishin lindur të vdekura. Raportohet se bebet janë shituar nga 1.500 deri në 3.000 dollarë, dhe se ekspertët në Indi thonë se tregtia me fëmijë është bërë biznes serioz në këtë vend.