Fytyrat e ndotura dhe të lodhura tregojnë gjendjen e vërtetë të refugjatëve afganë në kampet e refugjatëve në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad. Në këto fshatra ka me vite një numër të refugjatëve ku edhe sot e kësaj dite vazhdon lufta e tyre për mbijetesë, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Pakistan ndodhen 1.3 milionë refugjatë të regjistruar afganë. Megjithatë, zyrtarët pakistanezë pohojnë se në vend ndodhen edhe një milion refugjatë të paregjistruar afganë. Në Afganistan, vend i cili nga viti 1979 është përfshirë nga lufta, terrorizmi dhe lufta për pushtet thonë se disa banorë me “fat” të këtij vendi kanë arritur të ikin në Pakistanin fqinj.