Shkup, 14 korrik – Pesë vjet pas ndërprerjes së procesit të numërimit të popullsisë, Maqedonia nuk është gati në asnjë drejtim për të planifikuar nisjen e operacionit të ri statistikor, shkruan gazeta KOHA. Edhe pse vazhdimisht është në agjendën dhe programin e partive, apo qeverive, hezitimi për të krijuar terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e tij nuk mund të vijojë të justifikohet vetëm me mungesën e vullnetit politik. Kështu pohojnë ish pjesëmarrës të këtij procesi me theksin se premisat për realizimin e numërimit të popullsisë janë shumë të vogla, pasi as subjekteve politike maqedonase dhe as atyre shqiptare nuk i leverdis numërimi dhe përballja me rezultatet e tij. Nga ana tjetër ndryshimet ligjore janë të paevitueshme, së bashku me metodologjinë dhe mënyrën e funksionimit të vetë institucionit që do të merret me këtë proces, Entit Shtetëror të Statistikave. Në programin e Qeverisë thuhet se do të zbatohet regjistrimi i popullsisë sipas standardeve dhe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)