Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka rritur edhe më shumë buxhetin e mbrojtjes pas mosmarrëveshjeve territoriale, dhe kërcënimeve nga raketat bërthamore të Kinës dhe Koresë së Veriut. Shpenzimet për avionët luftarakë dhe nëndetëset janë rritur me 1.4% nga 35.2 miliardë në 43.6 milardë dollarë. Një buxhet i veçantë për rojet bregdetare, gjithashtu do të rritet ndjeshëm.
Rritjet e tensioneve me Kinën mbi ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore ka bërë që anijet e rojeve bregdetare nga të dyja vendet në mënyrë rutinore, ti bëjnë hije njëra-tjetres pranë ishujve të pabanuar të cilat janë të kontrolluara nga Japonia, por pretendohet edhe nga Kina. Pesë anije të reja të mëdha patrullimi dhe më shumë se 200 veta personeli detar zbatimit janë në mesin e planeve të shpenzimeve. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes nga raketat balistike të vendit do të përmirësohet në përgjigje të përparimet të programit të Koresë së Veriut.