Adnan Januzaj deri tash e kishte injoruar Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe Kombëtaren shqiptare, shkruan zeri.info. Mirëpo, duket se futbollisti istogas i ka rënë pishman dhe tash i është ofruar vetë Kosovës. Të paktën kështu shkruan grupi “Kosovan Football”, në rrjetet sociale, duke e cituar tabloidin britanik “The Sun”, sipas së cilit, futbollisti i Mançester Junajtedit, i huazuar aktualisht në Sanderlend, ka kërkuar nga drejtuesit e futbollit ndërkombëtar që t’i jepet leja të luajë për vendin e prindërve të tij. Shpresojmë që ky lajm të jetë i vërtetë dhe ta shohim mesfushorin ofensivë në fanellën e Kosovës, pasi Belgjika nuk po llogarit më në të.