Persona të panjohur kanë vjedhur 24 monitorë kompjuteri nga SHF “Liria” në fshatin Vrutok të Gostivarit. Sipas denoncimit, plaçkitja është kryer në periudhën mes datës 14-të dhe 18-të të këtij muaji. Nga SPB Tetovë, informojnë se vjedhësit, kanë hyrë përmes bodrumit të pasiguruar të objektit, ndërsa pastaj me dhunë i kanë hapur dyert e dy klasave të cilat gjenden në përdhesë. Nga klasat janë nxjerrë 24 monitorë kompjuteri, pasi paraprakisht i kanë prerë të gjitha kabllot me të cilat ata kanë qenë të lidhur në rrjet. “Vlera e plaçkitjes arrin rreth 40 mijë denarë, ndërsa dëmi i shkaktuar material arrin 15 mijë denarë. Është kryer ekspertizë, po zbardhet rasti dhe punohet në zbulimin e autorëve”, thotë Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.