Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë, krahas pagave ose pensioneve, kanë edhe një javë t’i paraqesin në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Sipas kumtesës nga DAP-i deri tani janë dorëzuar gjithsej 215.656 fletëparaqitje tatimore. prej 216.695 të priturave.
Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup 79.378, Shtip 41.859, Prilep 32.154, Manastir 27.558, Strumicë 21.101 dhe Tetovë 13.606. Në mënyrë elektronike janë dorëzuar gjithsej 1039.
Fletëparaqitjet mund të dorëzohen çdo ditë pune prej orës 8:30 e deri në orën 18 dhe të shtunën nga ora 8:30 e deri në orën 14:00, në drejtoritë rajonale, Drejtorinë për tatimpagues të mëdhenj dhe njësitë tatimore. Prej orës 8:30 e deri në orën 16:30 mund të dorëzohen edhe sportelet tatimore në Demir Hisar, Makedonski Brod, Krushevë, Kratovë. Dellçevë, Probishtip dhe Vallandovë.