Gjithsejt 17.600 tonë duhan apo pothuajse 90 për qind nga rekolta e pritur janë marrë përfundimisht me 24 janarin, në gjysmë të afatit të fundit për blerje. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, çmimi mesatar blerës është 193,84 denarë për kilogram. Pagesa është realizuar 90 për qind, përkatësisht deri më tnai janë paguar 3,56 miliardë denarë. “Subvencionet për duhanin paraqesin 60 denarë për kilogram, që do të thotë se për momentin prodhuesit mesatarisht marrin nga 253 denarë për kilogram duhan”, kumtoi MBPEU. Në rekoltën 2016 pritet të blihen rreth 20.000 tonë duhan, ndërsa afati i fundit për blerje është 15 marsi i vitit 2017.