Asi i Real Madridit tregon saktësinë e tij në sfidën më të fundit, duke goditur dronët në fluturim. Kjo duket qartë në një video zbavitëse virale. Edhe kur Cristiano Ronaldo merr kohë të lirë nga futbolli, ai argëtohet duke luajtur po futboll! Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, edhe kur ha, pi e rri në shtëpi, duket se ka një top në këmbët e tij. Në sfidën e tij të fundit për “Poker Stars”, ku ai ka qenë duke u ndeshur me yllin e NBA, Dwayne Wade, sulmuesi i Real Madridit duhet të përpiqej të godiste dronët në qiell me top futbolli. Video tregon Ronaldon, që fillimisht e dërgon topin në ujë, teksa goditja rezulton boshe, para se të godiste objektivin. Kujtojmë se Ronaldo ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 13 gola në 15 ndeshje në La Liga, me Real Madridin në krye të tabelës së renditjes së kampionatit spanjoll, me katër pikë para Barcelonës dhe Sevilla.