Mediat serbe sërish kanë sjellë në pah ‘superioritetin’ e ushtrisë serbe në një skenar hipotetik përplasjesh të armatosura në rajon. Kështu e përditshmja serbe ‘Blic’ shkruan se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten pasi kryeministri shqiptar Edi Rama përmendi Shqipërinë e Madhe, Maqedonia zgjodhi një ish-pjesëtar të UÇK-së si Talat Xhaferin në krye të Kuvendit, dhe Franca liroi Ramush Haradinajn. Në krye të artikullit, kjo gazetë njofton lexuesit e saj se ‘amerikanët kanë dërguar në Kosovë edhe 130 trupa dhe helikopterë luftarakë ‘UH 60 Blackhawk’, që do të jenë pjesë e KFOR-it’. Në vazhdim, ‘Blic’ ka shpalosur një pasqyrë të raportit të forcave të ushtrive në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Në bazë të këtyre të dhënave, gjendja paraqitet si vijon:
SERBIA:
Ushtarë: 36.000
Tanke: 212
Avionë: 95
Helikopterë: 64
Sisteme raketore: 82
MALI I ZI:
Ushtarë: 1.853
Tanke: 0
Avionë: 0
Helikopterë: 13
Sisteme raketore: 0
MAQEDONIA:
Ushtarë: 8.000
Tanke: 31
Avionë: 0
Helikopterë: 16
Sisteme raketore: 24
KOSOVA:
Ushtarë të KFOR-it: 4.000
Ushtarë të FSK-së: 4.000
Ushtarë të ROSU: 150
Tanke: 0
Avionë: 0
Helikopterë: 16
Sisteme raketore: 0
SHQIPËRIA:
Ushtarë: 8.000
Tanke: 0
Avionë: 0
Helikopterë: 27
Sisteme raketore: 0