PASAPORTA E KUQE. Kjo është ngjyra më e zakonshme e pasaportave. Pasaportat me një mbulesë të kuqe janë zgjedhur nga vendet që kanë ose kanë pasur një sistem komunist. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë, Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Vendet anëtarë të Bashkimit, përveç Kroacisë, përdorin pasaporta me nuanca të tjera të ngjyrës së kuqe. Vendet e interesuara për tu anëtarësuar në BE si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, vitet e fundit kanë ndryshuar formatin e pasaportës së tyre.
PASAPORTA BLU. Kjo është ngjyra e dytë më e përhapur për pasaporta. Ngjyra blu e tyre simbolizon ‘botën e re’.
PASAPORTA JESHILE. Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta jeshile. Vende të tilla si Arabia Saudite, Pakistani, Maroku etj. Jeshilja konsiderohet si ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed dhe është simbol i natyrës dhe jetës.
PASAPORTA E ZEZË. Kjo është edhe pasaporta me e rrallë. Pasaporta e zezë përdoret në disa shtete afrikanë si Zambia, Kongo, Çad, Malawi etj. Gjithashtu përdoret edhe në Zelandën e Re, pasi për ta ngjyra e zezë është ngjyrë kombëtare.