Shkup, 31 janar – Një i dënuar nga burgu i Idrizovës është personi që me një telefonatë nga qelia e Idrizovës ka kërkuar në numrin e telefonit 192 se “në Parlamentin e Maqedonisë do të ketë bombë”. Gazeta KOHA merr vesh se paraqitja në telefon është evidentuar në orën 23:03 minuta, ndërsa disa minuta më pas, autoritetet e sigurisë kishin arritur të locojnë vendin nga ka ardhur thirrja. Për ngjarjen ishte njoftuar edhe Sektori për antiterrorizëm i MPB-së dhe pas kontrolleve të bëra nga ana e tyre, 45 minuta pas mesnate është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe se i paraqituri është i burgosur në Idrizovë. (koha.mk)