Fakte të mahnitshme erdhën sot nga Kroacia, në lidhje me futjen e fishekzjarreve dhe flakadanve në stadiumet evropiane. Autoritetet kompetente kanë ndaluar me ligj tifozët që të fusin fishekzjarre në stadiume, pasi klubet marrin dënim nga Federata. Më herët kjo gjë është fshehur në çorape, pantallona, e disa prej tyre kanë bërë çmendurinë duke futur në zorrën e trashë apo në organet seksuale femërore. Por e gjithë kjo histori bie poshtë, pasi autoritetet përgjegjëse kanë dhënë një hetim të pabesueshëm. Tifozët kanë nisur të hyjnë nëpër stadiume duke futur artikuj fishekzjarre në gojë. Kjo është vërtetua edhe nga policia e cila së fundi ka nxjerr një pajisje të tillë nga goja e një tifozi me madhësi 6×4 cm.