Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shkëlqyer në fitoren e Arsenalit prej 2:0 ndaj Manchester Unitedit, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Emirates”. Ai shënoi një gol të bukur nga distanca, shkruan Gazeta Express.
“Kthehet XhakaBOOM. Ne jemi Arsenali”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke iu referuar golave të bukur që shënon nga distanca.
Derisa ka reaguar edhe e dashura e Granitit, Leonita. “Krenare, mbreti im”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ndërkohë, përveç golit, sipas “Squawka”, Xhaka ka kompletuar pasime më shumë se çdo lojtarë tjetër ndaj United. 94.5% saktësia e pasimeve, 73 pasime, 69 pasime të kompletuara.