Ja çfarë ndodh nëse vdes Mbretëresha e Britanisë së Madhe

17

Ajo është një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe më me ndikim në Britaninë e Madhe! Ndaj çfarëdo që t’i ndodh Mbretëreshës Elizabeth II është shumë e rëndësishme për qytetarët e vendit.  Mbretëresha Elizabeth nuk ishte as pjesë e meshës së përvitshme të Vitit të Ri në Andrigham. Por në moshën 90-vjeçare, vdekja nuk është një realitet i largët për Mbretëreshën dhe Britaninë e Madhe. Çfarë do të ndodhte nëse monarkja e Mbretërisë së Bashkuar do të ndahej nga jeta? Britania do të hynte në zi për të paktën 12 ditë. Vdekja e saj do të ndikonte gjithçka, nga industria financiare deri tek axhenda televizive në vend. Vdekja e një monarku do të shkatërronte ekonominë dhe do të ndikonte në tregjet e aksioneve dhe bankat e vendit. Mënyra se si bëhet publik lajmi i vdekjes së Mbretëreshës ka të bëjë shumë me mënyrën e vdekjes. Nëse vdes nga një sëmundje e gjatë, mënyra e njoftimit duhet të jetë planifikuar. Duke qenë se BBC është televizion publik, do të ndjekë dhe transmetojë vdekjen e Mbretëreshës dhe gjithçka që lidhet me të, duke ndryshuar axhendën e tij normale. Televizioneve të tjera nuk u kërkohet të ndërpresin axhendën, por është e sigurt që do  ta bëjnë diçka të tillë. Pallati do të ketë kontroll mbi shpërndarjen e lajmeve.

DO TË ANULOHEN TË GJITHA SHFAQJET KOMEDI NGA BBC. Vdekja e fundit e një monarkeje ndodhi në 1952-shin dhe BBC ndoqi këtë rregull pas deklaratës së vdekjes.

PRINCI CHARLES DO TË SHPALLET MBRETI CHARLES. Prapa dyerve të mbyllura në Pallat, do të mblidhet një “Këshill Anëtarësimi”. Gjithçka do të ndryshohet, nga fjalët tek Himni kombëtar deri tek pullat e postës që do të shfaqin Mbretin e ri. Deputetët e rinj do të japin betimet e tyre përpara monarkut të ri, edhe pse ekziston një traditë mes deputetëve republikanë, që kryqëzojnë gishtat kur bëjnë betimin. Princi William do të zërë vendin e të atit duke u kthyer në Princin e Wales, ndërsa Kate Middleton do të marrë titullin Princesha e Wales, që më parë e ka mbajtur Princeshë Diana. Përpara se të varroset, trupi i Mbretëreshës do të qëndrojë në godinën e Westminster, hapur për 23 orë në ditë deri ditën e varrimit, me qëllim që njerëzit të shkojnë për ta vizituar. Numri i personave që do të vizitojnë trupin e Mbretëreshës është i pallogaritshëm. Më shumë se 200,000 njerëz nderuan nënën e Mbretëreshës kur u nda nga jeta në vitin 2002. Pas vdekjes së Princeshë Diana në 1997-ën, 1 milion buqeta me lule u vendosën jashtë pallatit mbretëror. Funerali pritet të mbahet 12 ditë pas vdekjes së mbretëreshës, do të transmetohet në televizion dhe në transmetim direkt online. Lidera dhe udhëheqës nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në funeral. Trupi i Mbretëreshës Elizabeth mund të vendoset për të pushuar në disa vende. Do të ketë edhe ndryshime në detaje, si ajo e uniformave e policëve që ruajnë Pallatin, himni që do të këndohet, apo si do të ndryshojë fytyrë vendi ditën kur ajo të varroset.

Comments are closed.