Shkup, 9 maj – Presidenti Gjorge Ivanov sot Operës dhe Baletit të Maqedonisë, i ndau Dekoratë për merita për Maqedoninë me rastin e 70 vjetorit të themelimit, e sidomos për prezantimin e suksesshëm dhe promovimin e krijimtarisë së Maqedonisë dhe të asaj botërore nga fusha e artit të operës dhe baletit, me çka ka kontribuar për pasurimin e vlerave kulturore të Maqedonisë dhe për afirmimin e Republikës së Maqedonisë në botë. Ivanov në fjalim theksoi se si simbiozë e muzikës, fjalës dhe kërcimit, opera dhe baleti janë format më të vështira muzikore dhe artistike dhe se që aty synimi i çdo shoqërie dhe kulture është që të gjendet në hartën botërore të operës dhe baletit. Sipas tij, ka simbolikë në përzgjedhjen “Kalaveria rustikana” që të jetë shfaqja e parë profesionale operistike në Maqedoni në këtë institucion nacional para dhjetë vjetëve, për shkak se debutuesi i ri Pjetro Maskasnji edhe pse është kthyer nga qëllimi, ka pasur besimin dhe nuk ka hequr dorë kurrë që ta paraqesë operën e tij në konkursin në vitin 1980 dhe në të cilën bindshëm ka fituar. Mirënjohjen e lartë e pranoi drejtori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durlovski, i cili me këtë rast i renditi emrat e të gjithëve që kanë marrë pjesë në përgatitjet e ansamblit operistik, si dhe interpretuesit e rolit në operën e parë të shfaqur “Kavaleria Rustikana” më 9 maj të vitit 1947 dhe në shfaqjen e parë të festivalit Mbrëmjet operistike të majit – “Car Samuil” nga Kiril Makedonski, më 9 maj të vitit 1972. Ndryshe, Igor Durlovski është njëri nga organizatorët kryesorë të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, iniciativë kjo që protestonte kundër dygjuhësisë në Maqedoni dhe që me dhunë hyri në Parlament ku u rrahën keq deputetët, ndërsa më së keqi e pësoi Ziadin Sela. Durlovski njihet në opinion edhe si person i afërt i ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeva-Milevska, i drejtorit të Arkivit, Filip Petrovski, si dhe i zyrtarëve tjerë të VMRO-së.