Në muajt e fundit, kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshmet rreth familjes Trump dhe sidomos Ivankas. Një foto ka qarkulluar në internet ku shihej Ivanka Trump dhe Wendi Deng Murdoch duke përqafuar Presidentin rus Vladimir Putin. Pamjet ngritën alarmin por shpejt u kuptua se gjithçka kishte të bënte me një foto të montuar. Në foto është e vërtetë që shfaqen e bija e Presidentit Donald Trump dhe ish-gruaja e Rupert Murdoch. Të dyja njihet prej kohësh se janë shoqe dhe kanë shkuar edhe në pushime bashkë, siç ishte rasti në Kroaci herën e fundit. Por, Murdoch nuk ishte kurrë e dashura e Putin, të paktën kështu thotë ajo. “Nuk e kam takuar kurrë Putin”, tha ajo për Vogue. Të kthehemi te fotoja, e cila në origjinal paraqet Deng dhe Trump së bashku me regjisorin Baz Luhrmann dhe ishte realizuar më 2015.