Kryesuesi i Presidencës së BeH-së Mlladen Ivaniq, i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni, sot deklaroi se nuk është i njohur me detajet e platformës të Tiranës, por se gjithçka që është nga jashtë nuk mund të jetë e mirë për vendin. Kryesuesi i Presidencës boshnjake theksoi se është i bindur se presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov do të sjellë vendimin më të mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e Republikës së Maqedonisë.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet midis dy vendeve për proceset eurointegruese, për gjendjet aktuale në të dy vendet, gjendjen në tërë rajonin, për bashkëpunimin ekonomik në kotekst të së cilit nesër do të organizohet biznes forumi në Shkup Gjithashtu u bë fjalë edhe për hapjen e linjë së re ajrore Shkup-Sarajevë, si dhe për marrëveshjen për udhëtim të shtetasve nga të dy vendet me letërnjoftime. Kryesuesi Ivaniq vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mundet më të mira në rajon dhe se as në të kaluarën dhe as tani nuk ka çështje të hapura.