Pas shumë çmimesh e nderimeve të marra kohët e fundit, Xhani De Biazi pritet të nderohet edhe nga shteti italian. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë do të marrë ditën e martë çmimin “Ordine della Stella d’Italia”, çmim që jepet për promovimin e vlerave të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Italisë dhe vendeve të tjera. Këtë lajm e bëri publik faqja zyrtare e FSHF ne “facebook”.
Ja lajmërimi i plotë:
Ambasada Italiane ne Tirane dhe vete Ambasadori Alberto CUTILLO do ti dorëzojnë ditën e marte ne orën 17.00 në Rezidencën e Ambasadës, Çmimin: “Ordine della Stella d’Italia”, trajnerit te ekipit kombëtar te futbollit, Giovanni De Biasi. Një Çmim i tille Klasifikohet për nga niveli si vlerësimi i dyte shtetëror italian për te gjithë ata persona me shtetësinë italiane, të cilët ne vende te ndryshme kane promovuar fort vlerat e miqësisë dhe te bashkëpunimit mes Italisë dhe popujve të tjerë. Ketë Çmim e Propozon Ministri i Jashtëm italian dhe e jep Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës Italiane. Trajneri i Përfaqësueses shqiptare ka mbërritur ne kryeqytet që ketë të hëne, ku te nesërmen do te vlerësohet dhe do te marre Çmimin “Cavalliere di Gran Croce”, nga Ambasadori Italian ne Tirane, z.Cutillo.