Ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, e akuzoi Maqedoninë se po përzihet në proceset politike në Bullgari. Në intervistën e djeshme për televizionin bullgar “Nova”, Plevneliev tha se në proceset e brendshme shtetërore të Bullgarisë po përzihen Maqedonia, Rusia, Turqia, e deri diku edhe Serbia, transmeton Gazeta Lajm. “Këto katër shtete, në një ose mënyrë tjetër po mundohen të ndikojnë në procesin politik në Bullgari. Rusia dhe Turqia tentuan të bëjnë një gjë të tillë edhe në procesin zgjedhor kurse posaçërisht më brengosë ndikimi rus. Ekzistojnë dyshime se shumë politikanë shpesh udhëtojnë në Moskë, dhe se Rusia financon parti politike në Bullgari”, deklaroi Plevneliev.