Shkup, 14 qershor – Vazhdojnë largimet nga FC Shkupi. Pas Florian Kadriut, i cili u transferua te skuadra e Rabotniçkit, nga radhët e ish-kampionit të trefishtë është larguar njëri prej futbollistëve më të mirë të saj Besar Iseni. Edhe pse mungon konfirmimi nga skuadra bardhekaltër, thuhet se 20-vjeçari ka arritur marrëveshje me kampionin aktual Vardarin, me të cilin më veç janë marr vesh për kushtet financiare dhe se mungon vetëm zyrtarizmi.
Ndryshe, Iseni, sezonin që përfundoi ishte njëri prej bartësve kryesor të lojës së “pëllumbave” dhe s’ka dyshim se ai do të len një zbrastirë të madhe në skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu. Ndërkohë, me angazhimin e Isenit, bie që Vardari nga secili ekip shqiptare që luan në Ligën e Parë të Maqedonisë, (Shkëndija, Renova dhe Shkupi), të merr futbollistët më të mirë dhe më të talentuar, duke menduar për të ardhmen e klubit. Cekim, para disa ditës ata nga radhët e Renovës angazhuan Visar Musliun, ndërsa vitin e kaluar nga Shkëndija te skuadra nga parku i qytetit e sollën Besir Demirin. (B.K.)