Në një video të postuar mëngjesin e sotëm për një nga reformat e qeverisë atë të shëndetësisë falas që u premtua nga të majtët me ardhjen në pushtet, kreu i qeverisë Edi Rama sërish ka replikuar me komentuesit duke mbrojtur reformat e qeverisë së drejtuar prej tij. “Punët e mira që po bëhen në shëndetësi nuk përbëjnë lajm, madje disa i quajnë reklama! Por në fund të fundit rëndësi ka vetëm një gjë: Njerëzit në hall (shpesh prej vitesh të tëra), që shpëtojnë nga halli i tyre!”, shkruan Rama.
Ndërkohë që komentit të një replikuesi në lidhje me premtimet e bëra dhe bilancin e atyre që janë realizuar Rama i është përgjigjur: “Ledjo, keto qe ti i quan reklama jane lajme qe nuk i merr nga portalet e nga gazetat Ledjo, dhe jane te verteta sic eshte i vertete cdo njeri qe flet ne keto video, por ti e ke shume te thjeshte qe mos merzitesh meqe te qenkan bere monotone, mos i shiko! Sa per bilancin do ta bejme edhe ate dhe faleminderit per Napoleonin po une nuk kam bere ndonje premtim qe s’kam ndermend ta mbaj! Shendet”, shkruan Rama.