Lojtari i përfaqësueses italiane kërkohet me ngulm nga Barcelona, por klubi francez e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga lojtari. Megjithatë, Premium Sport raporton se zikaltrit janë gati të ofrojnë 50 milionë euro plus Joao Mario për të bindur PSG të lejojë një nga yjet më të mëdha të ekipit të largohet.
Gjithsesi mbetet një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur, dhe Verratti do të kërkonte një rrogë shumë të lartë.