Emri i Antonio Rudiger është përmendur në ditët e fundit si një nga përforcimet e ardhshme të Inter-it. Zikaltrit duan të përmirësojnë patjetër repartin e mbrojtjes dhe futbollisti gjerman, kontrata e të cilit me Roma-n skadon në 2020-ën, mund të jetë një nga goditjet e mëdha të verës.
Ndërkohë, nga Gjermania ka bërë të ditur se klubi milanez i ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë euro klubit verdhekuq, që duket se është tunduar nga kjo shumë. Oferta është konfirmuar edhe nga Alexander Bergëeiler, një nga menaxherët e lojtarit.
“Konfirmoj se është bërë një ofertë e rëndësishme nga ana e Inter. Roma dhe Antonio do të marrin një vendim në verë. Edhe Spalletti bashkë me të tek Inter? I kemi dëgjuar këto fjalë”, ka thënë Bergëiler.