Interi po përgatitet që ta spastroj skuadrën gjatë mini afatit kalimtar të janarit. Sipas të përditshmes sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Interi po përgatitet që gjatë janarit ta spastroj skuadrën. Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli pritet të largoj nga ekipi gjashtë lojtarë, përcjell Express. Fjala është për lojtarët si: Geoffrey Kondogbia, Jonathan Biabiany, Felipe Melo, Stevan Jovetic, Rodrigo Palacio dhe Davide Santon. Kurse, Nerazzurrët po synojnë që në San Siro të sjellin Matteo Darmian (Manchester United), Domenico Criscito (Zenit) dhe Tomas Rincon (Genoa).