Interi ka marr një kërcenim serioz nga Samir Handanovic, pasi ky i fundit ka thënë se do të largohet nga skuadra në verën e ardhshme. Skuadra italiane do të mundohet që në verën e vitit 2017 të gjej një portier cilësor dhe që do të ishte një zëvendësues ideal për portierin slloven. Handanovic kishe deklaruar se nëse Interi nuk arrin të futet në zonën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, atëherë do të largohet nga klubi. Ndërsa, tani skuadra nerazure dëshiron që të transferoj njërin prej këtyre portierëve, Alex Meret (SPAL), Alessio Cragno (Benevento) dhe Mattia Perin (Genoa).