Sipas raporteve të Tuttosport, Inter ka bërë lëvizjen e parë në garën për të transferuar mbrojtësin e Roma-s Kostas Manolas. Gazeta italiane deklaron se Zikaltrit janë kthyer në konkurrentë të fortë të Manchester United dhe Arsenal për shërbimet e qendërmbrojtësit duke ofruar 42 milionë e plus bonuse për 25 vjeçarin e përfaqësueses greke. Lotjari ka qenë subjekt i spekulimeve të mëdha të merkatos së dimrit me dy ekipet e Premier League që kërkojnë me çdo kusht të bëjnë të tyrin talentin e prapavijës. Por tani i është shtuar edhe një ekip tjetër garës, dhe ai ekip është një rival direkt në Seria A. Inter është gati t’i ofrojë plot 4.5 milionë euro në sezon lojtarit. Manolas mbete i ndrojtur për sa i përket së ardhmes së tij me Roma-n që ka probleme me ‘fair play’ financiar, dhe është e pamundur që ekipi kryeqytetas të refuzojë një ofertë të tillë. Oferta e Inter me siguri që i ka rënë kambanave të alarmit në Angli dhe pritet të jetë një luftë midis tre ekipeve për qendërmbrojtësin.