Luciano Spalletti është shumë pranë drejtimit të Interit. Trajneri aktual i Romës çdo ditë dhe më shumë po përflitet se do të jetë zëvendësuesi ideal i Stefano Piolit që u shkarkua nga posti i trajnerit të Interit. Sipas “Football-Italia”, Spalletti do të nënshkruajë me Interin një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, shkruan SYRI.net.
Në fund të sezonit, Spallettit i përfundon kontrata me Romën dhe duke pasur parasysh që luhet java e fundit e sigurt është që ai nuk do të rinovojë me kryeqytetasit.