Instituti për mjekësi transfuzioni shënoi 71-vjetorin e formimit

Të punësuarit në Institutin për Mjekësi Transfuzioni të Republikës së Maqedonisë sot dhuruan gjak në kuadër të shënimit të 71-vjetorit të formimit të këtij Enti Publik Shëndetësor. “Jubileu, këtë vit, shënohet me humanitetin e të punësuarve në Institut, të cilët në këtë ditë tradicionalisht dhurojnë gjak”, qëndron në kumtesën e Institutit për Mjekësi Transfuzioni. Në ditë të sotme para 71 viteve, me vendim të qeverisë së atëhershme të Republikës së Maqedonisë është formuar Enti Republikan për Transfuziologji (tani: Instituti për mjekësi transfuzioni i Republikës së Maqedonisë).