Nënat të cilat u japin foshnjave të tyre barna kundër jargës, nuk janë duke vepruar aq mirë. Kjo pasi sipas studimit të fundit, foshnjat që konsumojnë ilaçe kundër kthimit të ushqimit që hanë, kanë më shumë gjasa të vuajnë më vonë nga kockat e thyera. Hulumtimi i bërë konstaton se medikamentet e përshkruara nga mjekët për fëmijët nën moshën njëvjeçare, rrisin gjasat e tyre për të vuajtur nga frakturat gati një të tretën e fëmijëve. Trajtimet janë vetëm për foshnjat të cilat kthejnë qumështin gjatë ose pak pas ushqyerjes që i referohen pështyrjes që beba liron. Ky studim u realizua nga ekspertët mjekësor amerikanë, duke hulumtuar në rreth 900 mijë foshnje të posalindura deri në periudhën njëvjeçare