Një tjetër viktimë e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Kullave Binjake në Nju-Jork është identifikuar, bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat citojnë mjekun ligjor të qytetit. Viktima është një mashkull dhe është i 1.641-ti që është identifikuar deri më sot nga një total prej 2.753 njerëzish që humbën jetën. Identiteti i tij, tek i cili u arrit duke përdorur një teknologji të re për ADN-në, është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve të tij. Përpara njoftimit, të bërë ditën e hënë me orën lokale, identifikimi i fundit ishte bërë vetëm dy vjet më parë, në mars të vitit 2015. Identiteti i personit u konfirmua nga Zyra e Mjekut Ligjor të Nju Jorkut, që saktësoi se u realizua falë ritestimit të ADN-së së rikuperuar në vitin 2001. Plot 1.112 persona që humbën jetën, rreth 40 për qind e viktimave të sulmit që ndryshoi botën, mbeten ende të paidentifikuar. Dy avionë u përplasën 11 shtatorin e 16 viteve më parë me kullat e Uorld Tred Center në Nju-Jork, një ndaj Pentagonit dhe një tjetër u rrëzua në Pensilvani, duke marrë rreth 3 mijë jetë dhe plagosur mijëra të tjerë.