Shkup, 4 prill – Presidenti Ivanov ka vazhduar të mbajë pozicione të forta edhe pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Po ashtu, edhe VMRO nga ana tjetër mban pozicione forta ndaj zgjedhje së kryetarit të Parlamentit, duke mos lejuar zgjedhjen e tij pa u konsumuar pika e tretë e rendit të ditë së seancës konstituive e që ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Këto qëndrime bënë që LSDM, konkretisht lideri i saj Zoran Zaev, të kërkojë alternativa tjera duke mos përjashtuar as hapat radikal për të marrë shumë shpejtë në kontroll Parlamentin. Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, në një prononcim për gazetën KOHA thotë se kanë marrë informata se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)