Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te klubi italian dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi vazhdimisht është lidhur me një largim nga zikaltrit, por ai ka shfaqur besnikërinë e tij për klubin. “Më kanë pyetur shumë për këtë”, ka thënë Icardi duke folur për faqen zyrtare të klubit. Dua të qëndroj përgjithmonë. Jam kapiten i këtij klubi të madh. Jam i lumtur në Milano dhe kështu ndihet edhe familja ime. Shpresoj të kem karrierë të gjatë me Interin. “Liga e Kampionëve? Dua të luaj aty me Interin, shpresoj të jemi gati”, ka thënë veç të tjerash sulmuesi argjentinas.