Në seancën konstitutive, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij deklaroi se në radhë të parë ka hasur në vërejtje që një pjesë e materialeve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare.
Ai poashtu ka kërkuar që të mos i verifikohet, mandati Johan Tarçullovskit, i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime lufte, ndaj shqiptare të Maqedonisë, të kryera në Luboten. “Më lejoni të theksoj brengën e thellë se përse ky dokument nuk është bërë edhe shqip, shkaku i thjeshtë se kolegët tanë të BDI-së, shpesh e kanë thënë se shqipja është bërë zyrtare. Dua të uroj kolegëve tanë të BDI-së, deputetin e VMRO-së në zonën e dytë që ata ja hoqën koalicionit Rilindje me BESË. E fundit që dua të them, jam shumë i brengosur që në këtë kuvend të popullit po bëhet deputetë edhe dikush i cili nga Gjykata e Hagës ishte i gjykuar për krime kundër civilëve shqiptarë në vitin 2001. Më vjen shumë keq edhe pse është shumë e rastësishme që ata të vrarit ishin bashkëfshatar të mi të fshatit Luboten, por i bëj thirrje këtij Kuvendi që të mos e verifikoj mandatin e këtij deputeti”, tha Zeqirija Ibrahimi.