Prej sot konform nenit 3 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Qeveri të Republikës së Maqedonisë nga korriku i vitit 2016, zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi merr kompetencën, respektivisht e kryen funksionin ministër i Punës dhe Politikës Sociale, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ibrahimi ka lindur në Gostivar në vitin 1967 dhe është ekonomist i diplomuar. Ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, ndërsa momentalisht është në studime pasuniversitare për kontabilizëm dhe revizion, si dhe në studime pasuniversitare për shkenca politike në UEJL. “Më 29 korrik të vitit 2011 është zgjedhur zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 e kryen funksionin zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Në periudhën nga viti 2007-2008 punon si këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka qenë projekt menaxher në Qendrën evropiane për çështje të pakicave, ndërsa në periudhën prej vitit 2001 deri në 2004 koordinator programues i projektit Romaverzitas në Fondacionin Institut Shoqëri e hapur Maqedoni. Në periudhën 2000-2001 ka qenë edhe shef i kontabilizmit në Fatina-Gostivar”, thuhet në kumtesë. Ibrahimi është autor i broshurës “udhëheqës praktik për organizata joqeveritare për TVSH”, si dhe i raportit të Këshillit të Evropës “Punësimi dhe beneficionet sociale për romët në Maqedoni” (2002), të raportit të Këshillit të Evropës “Punësim, politika zhvillimore dhe implementim”. Flet gjuhën angleze, turke, shqipe, franceze (pasive) dhe gjuhën serbe.