Ibra mund të dënohet pas këtij gjesti ndaj Coleman (VIDEO)

15

Manchester Unitedi barazoi me Evertonin me rezultat 1-1. Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Zlatan Ibrahimovic, por i cili mund të ketë probleme me Federatën Angleze të Futbollit. E gjitha kjo pasi suedezi goditi mbrojtësin Seamus Coleman në fytyrë me këmbë duke i shkaktuar lëndime të lehta. Ky incident ndodhi gjatë pjesës së dytë në Goodison Park dhe pritet të hetohet nga zyrtarët e FA. Ashpër ndaj Ibras reagoi edhe legjenda e Man Utd, Gary Neville, duke e konsideruar sjelljen e suedezit si të panevojshme.

https://www.youtube.com/watch?v=Ss06snFG-wk

Comments are closed.