Gjenerata e re e SEAT Ibizas do të dalë në treg në korrik të këtij viti. Brendi spanjoll po përgatitet për premierën e lansimit të gjeneratës së pestë gjatë fundit të këtij muaji. Tani kompania ka publikuar fotografinë e parë paralajmëruese të dizajnit të ri që ngjan në Leonin e ri. Në gjeneratën e re pritet të ketë motorë me tre dhe me katër cilindra. Motori 1.0-litërsh do të jetë bazë, ndërsa do të ketë edhe motor 1.5-litërsh që i zëvendësojnë motorët e kaluar 1.4-litërsh. Automobili më i suksesshëm në histori të kompanisë është shitur në 5.4 milionë njësi në 33 vjet ekzistencë.