Anëtarit të PDK’së, Agim Çekut, mbrëmë i është vjedhur vetura. Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar vetë Çeku, duke sqaruar se sot është gjetur ajo. Ndërkaq, siç mëson Gazeta Metro, vjedhja është kryer në shtëpinë e tij në fshat, në afërsi të Prizrenit. Vetura e ish-kryeministrit është gjetur, por Policia nuk njofton nëse ka ndonjë të dyshuar për këtë rast. Vetura e vjedhur e Çekut ishte VW Touareg.