I vazhdohet arresti shtëpiak Luanit nga Sllupçani

Prokuroria publike e Kumanovës në Gjykatën Themelore – Kumanovë ka parashtuar propozim prokurorial kundër Luan Kadriut për vepra të kryera penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të sigurisë publike” dhe “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe mostolerancë”, kumtoi Prokuroria publike.

I mituri Llokman Sadiku sot është marrë në pyetje para gjykatësit për të mitur pranë Gjykatës themelore në Kumanovë dhe për të do të vazhdohet procedura me parashtrim të dëshmive.

“Më datën 31 të muajit të kaluar, në rrugën ‘Goce Dellçev’ në qendër të Kumanovës, rreth orës 16:00, i akuzuari së bashku me disa persona të panjohur dhe i mituri Llokman Sadiku e kanë hequr dhe e kanë dëmtuar flamurin e Republikës së Maqedonisë dhe në shtyllë e kanë ngritur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë tentimit për t’u parandaluar në qëllimin nga ana e personave zyrtar nga Minsitria e Punëve të Brendshme, i akuzuari ka sulmuar njërin nga policët dhe i ka shkaktuar lëndim trupor. Ngjarja shkaktoi ndjenjë të përçarjes dhe mosdurimit në bazë të përkatësisë etnike tek opinioni”, qëndron në kumtesë.

Nga Prokuroria Publike theksuan se duke pasur parasysh atë që bëhet fjalë për vepër penale nga rendi publik dhe ekzistojnë rrethana që e arsyetojnë frikën se nëse i akuzuari mbrohet nga liria, do ta përsërisë veprën penale, prokurori kompetent nga Prokuroria publike themelore e Kumanovës me propozimin prokurorial ka parashtruar edhe propozim të posaçëm për vazhdim të masave të caktuara – paraburgim shtëpiak dhe masa të kujdesit.