Plot 18 vite u desht të presin tifozët më të flaktë holandez ata të Feyenoord që skuadra e tyre e zemrës të shpallet kampion në Eredivisie, dhe ishte krejt normale që festa e tyre ishte madhështore dhe e flaktë, shkruan Korneri.net.
Festa nisi të dielën me të përfunduar ndeshja e xhiros së fundit përballë Heracles e cila i takoi vendasve 3:1, dhe aty shpërtheu gëzimi që zgjati deri në orët e mëngjesit, kurse gjatë ditës së sotme në shehsin kryesor në Roterdam së bashku me tërë skuadrës dhe në praninë e më shumë se 100.000 njerëzve prezent ishte edhe kryetari i Komunës, Ahmeda Aboutaleb që i uroj të gjithë lojtarët dhe tifozët, e posaërisht legjenden Dirk Kuyt i cili ishte hero në ndeshjen e fundit duke shënuar hat-trick.