Një grua e cila po dremiste gjatë një fluturimi nga Pekini i Kinës drejt Melburnit të Australisë, u zgjua nga një zhurmë e shpërthimit. Kur e pa çfarë po ndodhte, gruaja e kuptoi që shpërthimi ishte shkaktuar nga djegia e kufjeve me të cilat ajo po dëgjonte muzikë gjatë fluturimit. Kufjet e saj kishin marrë flakë, kishin shkaktuar një eksplodim të vogël dhe kishin filluar të shkrihen nga temperatura e lartë. Gruaja pësoi lëndime në fytyrë dhe në duar. Anëtarët e ekuipazhit reaguan duke e fikur zjarrin në aeroplan, por plastika dhe bateria e kufjeve tashmë ishin shkrirë dhe kishin mbetur në dysheme. “Gjatë pjesës së mbetur të fluturimit, pasagjerët tjerë duruan erën e plastikës së shkrirë e flokëve të djegur”, thuhet në raportin e autoriteteve. Në raport nuk përmendej lloji apo marka e kufjeve, por shkaku i shpërthimit thuhet të ketë qenë bateria e litiumit. Probleme me shpërthimet e pajisjeve teknologjike ka pasur edhe me telefonat e markës Samsung Galaxy Note 7.