Gjatë ndriçimit të rrethanave nën të cilat ka ardhur deri në plagosje pas grindjes familjare në Gostivar, policia zbuloi sende për të cilat ekziston dyshim se janë vjedhur nga pesë ordinanca shëndetësore, të cilat u plaçkitën fundjavën e kaluar. Sipas SPB Tetovë, dje midis orës 14 dhe 15, nëpunës policorë të SPB Tetovë – Stacioni policor Gostivar, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë e një personi përkohësisht i punësuar jashtë shtetit, në rrugën “206” në Gostivar. Pronari përndryshe është farefis i B.S. (33, i cili paraprakisht u plagos nga armë zjarri dhe për të cilin është i dyshuar babai i tij.
“Gjatë bastisjes, nën shkallët në kuti druri është gjetur një qese më e madhe cellofani, në të cilën ka pasur materie të panjohur të gjelbër barishtor. Midis sendeve të gjetura ka pasur edhe një çantë me dy laptopë, lexues të kartelave shëndetësore dhe pajisje të tjera. Për to ekziston dyshimi se vijnë nga vjedhja e rëndë e cila është kryer midis datave 14 dhe 17 të këtij muaji në pesë ordinanca mjekësore në Shtëpinë e shëndetit të Gostivarit”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.
Josifovski thekson se në vijim janë aktivitetet për ndriçim, kush, kur dhe se si i ka marrë gjërat e gjetura nga ordinancat e mjekëve. B.S. dje u plagos në mbibërrylin e djathtë, pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar dhe i është kërcënuar babit të tij, ndërsa A,S. (57) ka marrë pistoletën që e ka poseduar pa leje dhe e ka plagosur në dorë.