Trajneri i West Brom Tony Pulis është urdhëruar t’i paguajë 4 milionë euro dëmshpërblime pasi humbi apelin gjyqësori kundër sh-klubit të tij Crystal Palace. Çështja kishte të bënte me bonusin 2.5 milionë euro që duhej t’i paguhej trajnerit nëse do të arrinte të mbante në Premier League klubin dhe ai figuronte akoma si një i punësuar më 31 gusht të 2014. Pulis thuhet se ka kërkuar të paguhej dy javë përpara se të vendoste të largohej nga klubi një ditë më pas. Uellsiani është akuzuar nga Palace se kishte kërkuar shumën pasi kërkonte të blinte tokë për fëmijët e tij. Por Tribunali i Arbitrazhit të Trajnerëve e ka mohuar këtë lajm. Pulis ka mohuar të ketë mashtruar duke shtuar se vendimi për t’u larguar nga klubi ishte i përbashkët me klubin. Gjithsesi gjykatësi Michael Burton nuk e pranoi apelin e Pulis, duke detyruar trajnerin që të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqit që kishte gati dy vite që zvarritej.