Spitali i Klinikës Universitare në Mostar, do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim personit me iniciale A.R 41 vjeçar, prej 10 mijë eurosh, duke përfshirë kamata dhe harxhimet gjyqësore. E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një gabimi të mjekëve, gjatë operacionit që është bërë në vitin 2003. Gjyqi ka marrë këtë vendim, sepse paditësi për 9 vite ka mbajtur në bark gërshërët medicinal që mjekët ia kanë harrua brenda, si pasojë e mospërgjegjësisë. Kur pacienti është ankuar për dhimbje, ata e kanë shëtitur nga njëri mjek tek tjetri, por dhimbjet nuk janë ndalur. “Shumë shpesh kamë pasur dhimbje në bark, prej të cilave edhe jam shtrirë në spital. Për herë të parë dhimbje të mëdha kam pasur një vit e gjysmë mbas operacionit të parë, ku the jam hospitalizuar. Mirëpo atëherë më kanë thënë që kam inflamacion pankreatik. Më kanë kuruar atëherë duke menduar që e kamë atë problem, dhe dhimbjet më janë ndalur. Por për 9 vite rresht, çdo orë kam pasur probleme me barkun. Më ka ndodhur të më dhemb edhe kur jam prekur. Mirëpo në asnjë kontroll nuk i kanë parë gërshërët, edhe pse në ultrazë gjithçka shihet”, ka thënë pacienti.
I mbajti 9 vjet gërshërët në bark, u dëmshpërblye me 10 mijë euro (FOTO)
Leave a comment