Berlin, 20 dhjetor – Burri i dyshuar për sulmin e djeshëm në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, mohon çfarëdo qoftë implikimi në incident, deklaruan burime anonime nga shërbimi gjerman i sigurisë. I dyshuari 23-vjeçar Naved B. është refugjat, me siguri nga Pakistani, i cili para një viti ka arritur në Gjermani dhe ka jetuar në qendër për refugjatë në Berlin. Burime anonime nga forcat e sigurisë deklaruan se Naved B. ka shfrytëzuar dy pseudonime dhe ka qenë i njohur për policinë për vepra të vogla, por nuk dihet nëse ka qenë i ndërlidhur me islamin radikal.