Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vijon të lakohet në merkato. Ditën e djeshme në skenë ka dalë edhe Mançester Siti, ndërkohë që në numrin e sotshëm të “Sport Ekspres” raportohet se është Interi që pritet të bëjë ofertën e tij. Plot 40 milionë euro dhe një lojtar pritet të ofrojnë zikaltrit që duan të “flenë” të qetë për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Santon dhe D’Ambrozio nuk po i bindin.