Shkup, 9 dhjetor – Sot rreth orës 6 të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në një ndërtesë banesore në Komunën e Kisella Vodës, në rrugën “Vera Josiq”, ku nga gufatja jetën ka humbur një grua e moshuar. “Zjarri ka shpërthyer në lokalet e bodrumeve të objektit të adoptuar për jetesë të një personi. Zjarri është shkaktuar nga një pajisje për ngrohje. Personi që ishte në ambientet e bodrumit nuk arriti të dalë dhe është ngufatur. Me katër makina kundër zjarrit dhe 12 zjarrfikës, zjarri është lokalizuar”, ka deklaruar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zvonko Tomevski. Sipas informacioneve, viktima është një grua e moshuar. Raporti për zjarrin ka ndodhur në ora 7, ndërsa ekipet e brigadës së zjarrfikësve janë larguar prej aty rreth orës nëntë.